Shtetet e SHBA-së që ndodhen në Gjirin e Meksikës janë në gjendje alarmi sepse uragani ‘Nate’ është drejtuar drejt tyre. Njerëzit në disa zona në New Orleans janë evakuuar.

‘Nate’ ishte një stuhi tropikale dhe la  23 të vdekur kur kaloi në Nicaragua, Costa Rica dhe Honduras.

Tani meteorologët thonë se stuhia është forcuar në një uragan të kategorisë së parë.

Edhe pse jo me forcën e uraganit ‘Irma’ dhe ‘Harvey’, ‘Nate’ pritet të sjellë erëra të fuqishme dhe dallgë të mëdha.