Pas vendimit të djeshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë në verën e vitit 2019, sot ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Shqipëri e cila ka përgëzuar Tiranën.

“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, thotë Ambasada e SHBA-së.