Ai ka vizituar xhami të ndryshme gjatë vizitave të tij zyrtare ose jo, por kurrë nuk kishte vizituar zyrtarisht një xhami amerikane. Kjo pritet të ndodhë të mërkurën, kur presidenti amerikan Barack Obama do të vizitojë qendrën islame, në Baltimore.
Qeveria amerikane nuk mbledh dhe nuk mban të dhëna mbi besimet fetare në Shtetet e Bashkuara. Por, një studim i Universitetit Cornell, i vitit 2008, ka konkluduar se 7 miljonë amerikanë janë besimtarë muslimanë, dhe numri sa vjen e rritet.
Për këtë arsye, Shtëpia e Bardhë, teksa ka njoftuar vizitën e presidentit Obama në xhami, ka thskeuar se vizita ka për qëllim dhënien e mesazhit për mbrojtjen e lirisë fetare në kohën kur ëshhtë rritur retorika anti-muslimane, Presidenti Obama pritet të vlerësojë rolin e muslimanëve për kombin në Shtetit në Bashkuara dhe të riafirmojë rëndësinë e lirisë fetare.