NJU JORK, 19 mars 2013 – Pas mbylljes për shkak të uraganit Sandy, Statuja e Lirisë do të rihapet për publikun në 4 korrik. Senatori i Nju Jorkut, Charles Schumer, ka thënë për mediat se: "Është një lajm i mirë, pak i vonuar, por të paktën ajo është këtu për të treguar se premtimi është mbajtur".
Në muajin janar, kongresi miratoi një fond prej 59 milionë dollarësh për të riparuar parqet kombëtare, por deri të martën nuk ka patur një afat për përfundimin e tyre.
Një pjesë e fondit do të financojë riparimin e sistemit elektrik, si dhe peisazhin e prishur nga stuhia famëkeqe në tetor.