Vazhdon numërimi i votave në disa shtete në SHBA. Sipas njoftimeve të fundit, janë rreth 90 mijë e 735 vota për t’u numëruar në Xhorxhia.
Njoftimin për votat e panumëruara e dha sekretari i Xhorxhias, Brad Raffensperger, shkruan CNN. Pritet që gjatë orës 10:30 paradite sipas orës lokale, të mbahet një konferencë për shtyp nga sekretari i shtetit.
Kujtojmë që Xhorxhia, me 16 vota elektorale është një ndër shtetet kyçe e cila mund të jetë përcaktuese në fitimin e zgjedhjeve. Biden kryeson me 253 vota elektorale, ndrësa Trump ka 213.