Ambasada e Rusisë në Uashington ka reaguar ndaj planeve të NATO për të rritur ndjeshëm prezencën e saj ushtarake në Evropë, dhe veçanërisht në vendet kufi me Rusinë, duke thënë se “veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe NATO janë destabilizuese për sigurinë në Evropë.” Pak ditë më parë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA bëri të ditur buxhetin e vet për dy vitete e ardhshme, buxhet ky që parashikon të rrisë katër herë masën e prezencës ushtarake amerikanë në Evropë.
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA ka njotuar se buxheti do të rritet nga 800 milionë dollarë në vit në 3,4 miliardë dollarë. Fondet e shtuara do të shkojnë kryesisht për ndihma në sisteme moderne armësh pr Poloninë, Rumaninë, Hungarinë, Ukrainën, Gjeorgjinë, etj. Në një deklaratë të sajën me këtë rast, Shtëpia e Bardhë tha se iniciativa ishte dëshmi “e vullnetit tonë për sigurinë dhe integritetin territorial të aleatëve tanë.”
Përballë veprimeve të tilla nga Uashingtoni, Ambasada e Rusisë në Uashington thekson se “pa asnjë dyshim, Rusia, në çfarëdo rrethane, është e zonja të mbrojë shtetasit e vet dhe interesat e saj kombëtare.”