Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë ndihma në Shqipëri, për të luftuar COVID-19.
Manastirliu shkruan në Facebook se SHBA ka sjellë mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore.
POSTIMI I PLOTË
Miku i mirë njihet në ditë të vështira!
Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me #COVID19
Faleminderit Ambasadore Yuri Kim @U.S. Embassy-Tirana
Jemi #bashkë në këtë luftë #COVID19





