Të paktën 9 persona, anëtarë të së njëjtës familje, kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë shtetin e Arizonës, në SHBA.
Të paktën 100 persona që ndodheshin në zonë mbetën të prekur nga përmbytjet, që ndodhën papritur e pa u dhënë mundësinë meteorologëve t’i lajmëronin.
Ndërkohë, një person konsiderohet i zhdukur. Reshjet e dendura përfshinë lokalitetin Kolld Springs, në afërsi të Parsonit ditën e shtunë, duke shtyrë njerëzit drejt lumit Ist Verde.
Skuadrat e kërkim-shpëtimit kanë rekuperuar trupat e 9 viktimave, disa prej të cilëve u gjetën rreth 2 milje larg përtej lumit. Katër të tjerë, një çift të martuarsih dhe 2 fëmijët e tyre, u shpëtuan me helikopter dhe u mjekuan për hipotermi.
Disa dhjetëra persona u prekën nga reshjet dhe vërshimet që nisën në Pyllin Kombëtar të Tontos, rreth 145 kilometra në veri të Feniksit, kur ujërat vërshuan si pasojë e tejmbushjes së një grykëderdhjeje.
“Një familje u përfshi nga ujërat dhe u rrëmbye nga lumi. Kjo është një zonë që frekuentohet shumë nga njerëzit. Punoj si sherif këtu prej 13 vjetësh dhe mund të them se përmbytje si këto nuk kisha parë kurrë”, tha oficeri David Hornung.
SHBA, të paktën 9 të mbytur nga përmbytjet
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
KESH nis shkarkimet nga HEC-et e Drinit: Banorët të kenë kujdes
Gogu: Ndryshimet ligjore nuk synojnë pezullimin e hetimeve, por garantimin e funksioneve kushtetuese
Mrekullia e Strakoshës, shpëton portën nga goli, pret penalltinë dhe i eviton humbjen AEK-ut
Si ndryshon energjia pas të 40-ve dhe çfarë mund të bëjmë për ta rikthyer atë





