SHBA – Një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare pranë qytetit Portland të shtetit Oregon duke vrarë dy vetë, duke plagosur shumë të tjerë dhe në fund vrau veten. 

Dëshmitarët thanë se vrasësi kishte veshur një jelek antiplumb dhe kishte vendosur në fytyrë një maskë hokej. 

Më shumë se 100 policë vërshuan mbrëmë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar viktimat. 

Blerësit e trembur filluan të iknin nga qendra tregtare kur filluan krismat. Ata që nuk mundën të dilnin u fshehën në dhomat e pasme të dyqaneve në qendër të qytetit Clackamas. Disa dëshmitarë thonë se dëgjuan më shumë se 60 të shtëna.