Të paktën pesë persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në afërsi të Pittsburgh, në shtetin amerikan të Pensilvanisë. Sipas autoriteteve, dy persona të armatosur kanë qëlluar drejt oborrit të një shtëpie në Wilkinsburg, ku po mbahej një festë. Për pasojë edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Një pjesë e njerëzve u përpoqën të largoheshin nga shtëpia, kur atentatori hapi zjarr ndaj tyre, mirëpo, një tjetër person qëlloi nga një tjetër pozicion. Sipas mediave të huaja, katër prej të vdekurve janë gra, ndërsa autorët janë ende në kërkim.
Ngjarje të tilla janë kthyer në një shqetësim në SHBA, çka ka risjellë në vëmendje kryesore debatin në lidhje me kontrollin e armëve.