Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 25-vjeçareje shqiptare, që jetonte në Amerikë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit në Livonia, Westland, ku viktimë mbeti Klivja Çaçi.

Vajza nga qyteti i Korçës, po udhëtonte me makinën e saj tip ‘Chevrolet’, por tentativa e saj për të kaluar në anën tjetër të rrugës i kushtoi jetën, pasi humbi kontrollin e automjetit.

Çaçi kishte shkuar në Amerikë më lotarinë amerikane, para dy vitesh. Familjarët e saj kanë bërë një apel për ndihmë, për të sjell trupin e vajzës së tyre në atdhe.