NEW JERSEY – Policia amerikane njoftoi se Arben Smajlaj nga Mahopac humbi jetën dje gjatë një aksidenti, gjatë një goditjeje nga 49-vjeçari amerikan, Ronald Malitz, në Newburgh, bën të ditur gazeta "Dielli".
Në raportin e saj, policia thotë se Arben Smajlaj, nga Mahopac, ishte duke udhëtuar, kur atë e goditi makina, që e drejtonte 49-vjeçari Ronald Malitz në Newburgh, Exiti 6. Aksidenti ndodhi gjatë natës në orën 3 e 30.
Po sipas raportit të policisë së Nju Xhersit, Arben Smajlaj ishte pa ndjenja kur mbërritën policët. Smajlaj ishte bllokuar keq brenda makinës së tij Dodge, tmerrësisht e copëtuar.
Smajlaj u shpall i vdekur në vendngjarje dhe rezultatet e autopsisë tregojnë se ai vdiq nga plagët masive.
Shoferi i makinës së dytë është në spital dhe ndodhet pa rrezik për jetën.
Familja Smajlaj u mblodh në shtëpinë e vëllait të tij në Tenafly, New Jersey, për të vajtuar humbjen tragjike.





