Rezultatet në votimeve të fundit bërë që republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton të jenë shumë pranë zgjedhjes si kandidatët favoritë në emërimet nga partitë e tyre. Favoriti republikan Donald Trump i festoi fitoret në hotelin e tij, në Florida. Por, Trump nuk priti as edhe një minutë të vetme për të sulmuar favoriten e demokratëve Hillary Clinton me një reklamë në Instagram.
Megjithatë, nisur nga reagimet e forta nga kandidaturës së tij, Trump ka thënë se "ne duhet ta bashkojmë partinë." "Po ndodh diçka që, në fakt, po e bën Partinë Republikane ndoshta historinë më të madhe politike se kudo tjetër në botë."
Trump ka tani vetëm dy rivalë, senatorin Ted Cruz dhe guvernatorin John Kasich. Fitorja e këtij të fundit në Ohajo i dha dis jetë të re fushatës së tij.
Nga ana tjetër, Clinton bëri një hap të madh drejt marrjes së emërimit në partinë e saj me fitoret në Florida dhe Ohajo. Ajo e ka zhvendosur tani vëmendjen te rivali republikan Trump. "Kur dëgjojmë nga një kandidat për president thirrje për të arrestuar 12 milionë emigrantë, për të ndaluar hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, kur ai shprehet në favor të torturës, kjo nuk e bën atë të fortë, e bën të gabuar," – tha kandidatja demokrate.
Emërimet e partive do të konfirmohen në kuvendet e tyre respektive, në muajin korrik.