Një punonjës policie është vënë në pranga nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pasi akuzohet për "Shpërdorim detyre" dhe "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike".
Në pranga është vënë shtetasi Idajet Sina, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet (SPZ) në Stacionin e Policisë, Belsh, në Komisariatin e Policisë Cërrik.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka favorizuar banorë të zonës që ai mbulon në cilësinë e Ndihmës Specialistit për Policimin në Komunitetit të kryejnë ndërtime të paligjshme.
Për punonjësin e policisë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Në kuadër të hetimit u morën të pandehur shtetasit S.K, D.K, Th.Ç dhe Z.K., banorë të Njësisë Administrative Seferan e Belshit, zonë e cila mbulohej nga Inspektori Sina. Të katërt shtetasit akuzohen për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.





