Shef Alfio Rrotani dhe moderatorja Fatma Methasani janë prej vitesh bashkë. Madje ata kanë dhe një djalë së bashku. Por pavarësisht kësaj, ata ende nuk kanë bërë një dasmë.

I ftuar në emisionin ‘Lart e poshtë’ Alfio jep arsyen:

“Kur të jem në rregull nga ana financiare, kur të jem super i sigurt, kur e di që do të bëj diçka që s’e ka bërë njeri deri më sot… Fundja është kujtim që të ngelet gjithë jetën dhe pres që të më rritet dhe pak çuni se kam qejf të m’i sjellë ai unazat”, tha ai.

Alfio mund të ketë aryset e tij, por të gjithë mezi po presin të shohin se ç’do të bëjë shefi në ditën e tij speciale.