27 nëntor 2015 – Shumëkush i ngre këto pyetje: A është mirë të kesh mik në Facebook shefin tënd? Apo të të lejohet të përdorësh Snapchat me kolegët gjatë orëve të punës?

Sipas BBC-së, përdorimi i rrjeteve sociale në punë po rritet gjithnjë e më shumë, si një mënyrë për t'i shpëtuar tiranisë së e-mail-eve të ndërmarrjeve.

Bizneset dëshirojnë të përdorin komunikimin e brendshëm online që po kthehen në aplikacione çati si Chatter, Slack dhe Yammer apo dhe platforma të tjera si Facebook. Sigurisht, kompanitë kanë intranet që e përdorin prej më shumë se 20 vjetësh, por është natyra miqësore e disa aplikacioneve të mesazheve që zënë këtë hapësirë.

Facebook bëri të ditur platformën e re për biznesin në janar të këtij viti. Facebook at Work quhet kjo platformë dhe është lançuar në bashkëpunim me klientët e çatit, Work Chat.

/portali DurresLajm/