Ka humbur jetën shefi i njësisë operacionale i Gardës së Republikës, Martin Nika, pasi e ka përplasur një makinë mbrëmjen e djeshme pranë Kryeministrisë.

Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e Gardës pranë Kryeministrisë dhe po ecte në këmbë kur është goditur nga makina.

Policia ka arrestuar shoferin e makinës që përplasi shefin e gardës, 31-vjeçarin Albert Memia.

NJOFTIMI I POLICISË

Aksidenton me pasojë vdekjen një shtetas.

Arrestohet në flagrancë nga policia.

Më datë 25.05.2018 shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin :

– Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.

Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin M. N., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.