Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Zëdhënësi i tij u shpreh se Guterres është thellësisht i shqetësuar nga “humbja dramatike e jetëve” në disa spitale në Rripin e Gazës, ndërsa Forcat e Mbrojtjes të Izraelit vazhdojnë të ecin përpara me ofensivën e saj tokësore në territor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi më herët se spitali më i madh i Gazës, Al-Shifa, është “pothuajse një varrezë”, pasi njerëzit e bllokuar brenda përgatiten të varrosin trupat në një varr masiv.

Në emër të njerëzimit, Sekretari i Përgjithshëm bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar”, tha zëdhënësi i Guterres.