Edgar Perez de la Pena, shefi i njësisë speciale të policisë meksikane është ekzekutuar në prani të gruas së tij, nga vrasës me pagesë.
De la Pena ishte duke ngrënë drekë me gruan e tij në një restorant në qytetin Cuauhetmoc në veri të Meksikës.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihen dy burra që futen në restorant dhe ulen pas tij.
Sapo ulen, njëri prej tyre ngrihet më këmbë dhe qëllon shefin e policisë me armë pas koke.
Vrasësit largohen menjëherë, ndërsa gruaja e policit bërtet dhe qan pa pushim.
Autoritetet në Meksikë regjistruan 12,155 hetime vrasjeje në gjashtë muajt e parë të 2017, 31 për qind më shumë se 9,300 të regjistruara gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar duke e rënduar edhe më shumë situatën e krimit në këtë vend të trazuar.