Gjeneral Major, Arben Kingji, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura, në ceremoninë e zhvilluar për hapjen e bazës ajrore në Kuçovë tha se kjo bazë është një vlerë e shtuar në infrastrukturën tonë të mbrojtjes.

Gjithashtu ai theksoi se baza ajrore e Kuçovës, do të mbështesë në operacionet në vendet e aleancës si dhe patrullimin e hapësirës ajrore.

‘Është një ngjarje e shënuar për FA dhe vetë aleancën. Sot afrohet një vlerë e shtuar në infrastrukturën tonë të mbrojtjes. Në një epokë të karakterizuar nga sfida komplekse nevojat për infrastrukturë të qëndrueshëm dhe bashkëkohorë është bërë më e nevojshme se kurrë.

Gjithashtu baza ajrore Kuçovë e vetmja e këtij lloji, do të mbështesë në operacionet në vendet e aleancës, patrullimin e hapësirës ajrore. Porti Ri i Porto Romanes do të rrisë ndjeshëm kapacitete tona detare. Do të sigurojë hapësira të nevojshme për pritjen e vendeve të aleancës. Paralelisht FA janë futur në një proces modernizimi.  Do të rrisim prezencën në Rumani, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.’- tha Kingji.