Një rregullator amerikan ka deklaruan se po i ndjek me shqetësim ngjarjet e fundit në kompaninë e Twitter pasi zyrtarët kryesorë të privatësisë së platformës raportohet se u larguan nga puna. Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) tha se shefi i ri ekzekutiv i medias sociale, Elon Musk, “nuk është mbi ligjin”.
Musk mësohet se u ka thënë punonjësve se “falimentimi nuk është jashtë diskutimit për Tëitter”. Ai filloi të pushonte mijëra punonjës javën e kaluar nga kompania, pasi e bleu për një shumë prej 44 miliardë dollarë. Dorëheqjet së fundmi dhe largimet nga kompania mund të rrisin rrezikun e shkeljes së rregullave të privatësisë nga Twitter. Firma u gjobit me 150 milionë dollarë në maj për shitjen e të dhënave të përdoruesve dhe duhej të pajtohej me rregullat e reja të privatësisë.
“Ne po ndjekim zhvillimet e fundit në Twitter me shqetësim të thellë,” tha Douglas Farrar, drejtori i marrëdhënieve publike të FTC.
Twitter pagoi gjobën në maj për të zgjidhur akuzat se kishte përdorur në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve për të ndihmuar në shitjen e reklamave. Përveç gjobës, ajo duhej të pajtohej me rregulla të reja dhe të vendoste një program të përforcuar të privatësisë dhe sigurisë i mbikëqyrur nga drejtuesit që kanë dhënë dorëheqjen. Që nga marrja e përgjegjësisë, Musk ka shkarkuar ish-shefin ekzekutiv Parag Agraëal dhe drejtues të tjerë të lartë, dhe shefat e reklamave dhe marketingut të kompanisë janë larguar gjithashtu, duke shtuar shqetësimet se Tëitter nuk ka mjaftueshëm njerëz për ta mbikëqyrur që ai të mbetet në përputhje me rregullat.





