Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati është pranuar ditën e sotme si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Vendimi është marrë sot në një mbledhje me dyer të mbyllura, pas propozimit të akademiku Anastas Angjeli dhe profesori Dhimitër Tole.
Kujtojmë se Mira Murati udhëheq punën e produkteve komerciale në ekipin e inxhinierëve të OpenAI, ku më i suksesshëm ka rezultuar ChatGPT.
Puna e saj është vlerësuar për inovacionin dhe shndërrimin në lider në fushën e kërkimit të inteligjencës Artificiale.
Po ashtu, sot Angjelin Preljocaj ka marrë gjithashtu statusin e akademikut të jashtëm. Emri i tij është propozuar nga Gjergj Prevazi dhe Ismail Kadare.
Gëzim Alpion profesor në Universitetin e Birminghamit, ku vitet e fundit ka krijuar për një kurs të shqipes, Lulzim tafa dhe Lea Ypi po ashtu morën statudin e akademikut të jashtëm.
Ndërsa Adrian Civici, Kristina Jorgaqi, Mimoza Hafizi dhe Rajmonda Buhaljoti emra me një kontribut të madh në fushën e tyre kanë marrë statusin e anëtarit në asamblenë akademinë e shkencave të Shqipërisë.