Shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka akuzuar Serbinë se po shkel marrëveshjen e 4 shtatorit, e firmosur në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo shkruan në Twitter se presidenti Aleksandër Vuçiq ka shkelur marrëveshjen e nënshkruar në prani të presidentit të SHBA-së Donald Trump.
“Kosova po ndjek me shqetësime të mëdha veprimet destruktive të Aleksandar Vuçiq për shkeljen e pikës 15 të marrëveshjes së Uashingtonit, të vëzhguar nga presidenti Trump. Sot ai (Vuçiq) falënderoi ambasadorin palestinez Nabhan për qëndrimin ‘parimor për mosnjohjen e Kosovës’. Fatkeqësisht, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm”.





