Shefja e misionit të ODIHR Ursula Gacek në vazhdën e takimet të saj ka takuar edhe kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin.
Takimi i tyre ka zgjatur rreth 1 orë, ndërsa ende nuk dihen detaje konkrete por që fokusi ka qenë procesi zgjedhor.
Ky takim i saj me kryekomisionerin vjen pas takimit me kryeministrin Edi Rama si dhe me kreun e PD Lulzim Basha.
Në përfundim të misionit të saj, do të përpilohet edhe raporti përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Më herët në një raport paraprak ajo është shprehur se shitblerja e votës në vendin tonë është një problem i madh dhe duhet luftuar.
“Ne vijomë të gjejmë shembuj të shitblerjes të votave. Është e rëndësishme që votuesit të kenë besim, shitblerja e votave ka qenë problem dhe duhet luftuar. Nuk është e lejuar dhe dihet që nuk do të lejohet, kjo bën që shqiptarët të humbin besimin në sistemin zgjedhor nëse vijohet me shitblerje të votave. Do të shohim nëse është rikthyer besimi tek shqiptarët apo jo”, ka thënë Gacek.





