Sekretarja e Përgjithshme e OSBE, Helga Schmid do të vijë nesër në Tiranë, në një vizitë zyrtare. Ajo do të pritet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe të dyja do të kenë një deklaratë për mediat, rreth orës 11.30.
“Datë 24 mars 2023, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të presë në një takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE, Helga Schmid. Pas takimit, rreth orës 11:30, Ministrja Xhaçka dhe Sekretarja e Përgjithshme Schmid do të mbajnë një deklaratë për mediat…”, thuhet në njoftim.
Kjo vizitë e shefes së OSBE në Tiranë vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 14 Majit që mbahen në Shqipëri.
Po ashtu, Helga Schmid do takohet dhe me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit Olta Xhaçka. Nuk dihet ende nëse Sekretarja e Përgjithshme e OSBE do të ketë ndonjë takim zyrtar dhe me përfaqësuesit e opozitës.