Alma Cani, shefja e reanimacionit në Sanatorium ka shpjeguar gjithë dinamikën e 30-vjeçares e cila ndërroi jetë bashkë me një nga foshnjet e saj.
Cani tha se gruaja e cila ishte 31 javëshe shtatzënë me binjakë, u paraqit në spital në gjendje gripi, duke pasur probleme me frymëmarrjen.
"Rasti konkret në fakt ishte një grua shtatzënë, 31 javëshe e ardhur në datën 9 shkurt në spitalin tonë, u paraqit pas një gjendje të gripit. U fut direkt në terapi intensive, kishte probleme në frymëmarrjen.
Duke qenë se situata ishte e vështirë, u detyruam që të bënim lindjen e parakohshme. Ishte me binjakë dhe u realizuar në spitalin tonë lindja bashkë me kolegët e maternitetit Koço Gliozheni. Njëri nga fëmijët ndërroi jetë ndërsa tjetri jeton.
Gruaja vazhdoi me asistencën në reanimacion. Në ditët e fillimit patëm një lloj kënaqësie sepse do ta kalonte, sepse suporti ishte e lartë. Me gjithë përpjekjet që u bëmë, nuk mundëm dot ta kalojmë. Në 25 shkurt pacientja ndërroi jetë."





