Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo kalon shumicën e kohës së saj duke u kujdesur për pacientët me Covid-19.  Madje kjo ndodh edhe kur bëhet fjalë për ditëlindjen e vajzës së saj.

Teksa i dedikon një urim vajzës së saj, për Çomon, ka vetëm një preokupim, ajo e shëndetit të pacientëve. Përmes një postimi në Facebook Çomo i kërkon falje publike vajzës që nuk ka mundësi të jenë së bashku në ditën e lindjes së saj.

“Zemër, e di që u trishtove, që nuk erdha, edhe për 1 orë në festën për ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur në dhome vetëm, sigurisht me lotë, plot.

Mendova që duhet t’i shërbejë pacientëve Covid,  ju lashë vetëm e di, ty edhe babin.

E bukur Greis, vetëm vite të bukura, të uroj në jetë. Mami të do shumë”, shkruan Çomo në Facebook.