Mendoni se po të keni një shefe femër do të jetë më e lehtë për ju? Harrojeni solidaritetin femëror, sepse një gjë e tillë nuk ekziston në punë. Vartëset që kanë një femër si shefe shpesh vuajnë nga depresioni, dhimbja e kokës, djegiet në stomak dhe gjendje të tjera të lidhura me stresin.
Rreth 95 për qind e femrave gjatë karrierës së tyre kanë deklaruar të kenë pasur problem me shefet e tyre femra, ka zbuluar studimi i Shoqatës amerikane të menaxherëve.
Sjellja e shefeve ndaj të punësuarave femra në masë të madhe varet nga atmosfera në vendin e punës, sikurse edhe në numrin e meshkujve të punësuar, transmeton koha.net.