Vetë gruaja është munduar më kot të mohojë se ishte protagoniste, pasi është dorëzuar duke thënë se nuk e dashuronte të shoqin.

Sheh një film porno dhe aty gjen papritmas…të shoqen.

E gjitha ka ndodhur në Kairo, ku një egjiptian teksa po shikonte disa video pornografike në një qendër interneti, ka njohur bashkëshorten.

Menjëherë, burrit i kanë rënë të fikët, duke trembur të pranishmit.

“Gjeta 11 filma ku shfaqej ime shoqe në skena të pahijshme me të dashurin e vet – ka deklaruar më pas ai -.

Ishte hera e parë që shihja porno dhe po e bëja vetëm për kuriozitet.

Nga ana tjetër, vetë gruaja është munduar më kot të mohojë se ishte protagoniste e asaj videoje, pasi si përfundim është dorëzuar duke thënë se nuk e dashuronte të shoqin dhe se “u detyrova me zor nga prindërit që të martohesha me të”.

Çifti ishte i martuar prej 16 vjetësh e madje kishte edhe 4 fëmijë.

Ndërkohë që burri ka treguar edhe se ajo ishte ende e dashuruar me ish-të fejuarin e saj, i cili është edhe më i ri.