TIRANE, 25 qershor 2013 – Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, shprehet i habitur me rezultatin e zgjedhjeve.
“Ky rezultat nuk pritej për koalicionin e djathtë dhe Partinë Demokratike. Do të ishte shumë normale që të bëhej ndryshimi pas tetë vitesh qeverisje, por ky rezultat që është deri më tani nuk pritej. Pasi të përfundojë i gjithë procesi i numërimit të votave, ia vlen që të bëhet një analizë, por fillimisht duhet pritur rezultati përfundimtar i certifikuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mënyrë që edhe gjykimi të bëhet më serioz”, shprehet ai për gazetën “Panorama”.
Sipas tij ka shumë arsye, por më logjike është që të bëhet një analizë pasi të ketë përfunduar i gjithë procesi, megjithëse rënia është kudo në të gjitha qarqet.





