Dashamir Shehi ka treguar se ka plane afatgjata në politikë. Ai ka thënë në emisionin “Ditë e Re”, se nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga politika, pasi kjo është mosha e duhur për të kontribuar në këtë fushë.

Sipas tij, politika do eksperiencë dhe jo vetëm energji, siç do basketbolli apo atletika.

“Nuk jam dorëzuar se ndryshe do kisha dalë të shkruaja libra, të bëj kujtime. Nuk më ka ardhur dita e kujtimeve, do presin dhe një dekadë, se 59 vjeç jam. Politika nuk është basketboll, atletikë, politika është dhe eksperiencë.

Në botë njerëzit e rëndësishëm rreth kësaj moshe vijnë. Se duhet eksperiencë, nuk duhet vetëm energji. Shqipëria ka nevojë për të gjitha.

Ai në Amerikë voton Trump, që është 70 vjeç, rri gjithë ditën me gra të bukura. Bota shqiptare ka zgjedhur Edi Ramën, i ka pëlqyer.

Për mua është më e keqja që kanë bërë, do t’i shohin qederin, por e kanë zgjedhur vetë, le të pësojnë vetë”, tha Shehi.