Aktorja turke Berguzar Korel, e njohur për rolin e saj në filmin “Shehrezade”, është në pritje të ëmbël. Ajo së shpejti do të bëhet nënë për herë të tretë nga martesa me Halit Ergenç, i njohur për publikun shqiptar si “Sulejmani i Madhërishmi”.
Lajmin e bukur e ka bërë vetë aktorja, përmes një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar disa foto pranë familjes dhe miqve, ku shihet me barkun rrumbullak.
Berguzar po pret një vajzë dhe ajo e bashkëshorti e kanë gjetur emrin e vogëlushes. Ajo do të quhet Leila.
“Kafeja e mëngjesit me Leilan”, shkruan aktorja me foton nga pushimet duke treguar edhe barkun shtatzënë.
Berguzar nuk e ka fshehur lumturinë që do të bëhet me vajzë pas dy djemve.