Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e ka konsideruar një hap të gabuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për të emëruar në krye të SHISH, Vlora Hysenin.
Nga foltorja e Kuvendit, Tritan Shehu deklaroi se ky është një mesazh i qartë për Kosovën duke i treguar se ata janë nën ombrellën tonë.
Sipas Shehut, kjo e dëmton Kosovën teksa sjell në vëmendje edhe dy rastet ku u emëruan dy ministra kosovarë, përkatësisht Ministrja e Arsimit dhe Ministri i Jashtëm.
Shehu: Cili është mesazhi politik që do të japë kryeministri. A ka një mesazh? Le të ndahemi dhe të shohim me radhë. Kush mund të jetë mesazhi politik për Kosovën? Sëpaku është paternalizëm paradoksal për Kosovën. Krijon efektin e kundërt për shtetin e ri të Kosovës. Ndërkohë që Kosova do të forcojë sovranitetin e saj si shtet. Për të qenë realisht në betejat në organizmat ndërkombëtare. Nuk është interesi i Kosovës që të tregojë se është nën ombrellën e Shqipërisë.
Vetëm dëmtohet Kosova me veprime të tilla. U bë e njëjta gjë me atë djaloshin që u vendos si Ministër i Jashtëm, një eksperiment i dështuar, siç ishte dhe Ministrja e Arasimit. Pse transmetojmë këto mesazhe negative. Pse kërkojmë të krijojmë idenë se Kosovën e kemi në xhepin tonë? Ai është një shtet i pavarur, prandaj duhet
Ne bëjmë lojën e Vuçiçit edhe këtu. Ne i japim argumente Vuçiçit. Pse duhet të krijojmë konsullata të përbashkëta me Kosovën jashtë vendit? Ajo duhet t’i ketë të pavarura. Çfarë duam të tregojmë? T’i bëjmë karshillëk qeverisë së Kosovës. Pse duhet të bëjmë të tilla veprime politike. Janë mesazhe politike që jepen. Unë mendoj se është e gabuar. Ky është patriootizëm i shtrembër.