Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka kërkuar një interpelancë ndaj ministrise së Shëndetesisë, Ogerta Manastirliu në Kuvend.

Shehu bën me dije, përmes një postimi në “Facebook”, se interpelanca ka të bëj me strategjinë e vaksinimit në vend, pasi qeveria nuk po vepron në mënyrën e duhur.

Thelbi i interpelancës qëndron tek vaksinimi i qytetarëve, ku do të kërkohet llogari mbi vaksinat e pacertifikuara që përdoren në Shqipëri, si dhe do të kërkohet informacion në lidhje me kohëzgjatjen e fushatës së vaksinimit.

Gjithashtu një pikë tjetër që do të trajtohet është dhe vaksinimi i fëmijëve, ku deputeti demokrat kërkon dhe uljen e fshës së vaksinimit në mbi 12-vjeç.

Statusi:

Interpelanca e kerkuar nga une dhe depozituar me date 19 tetor, ndaj Ministrise se Shendetesise per strategjine e vaksinimit Covid ne vendin tone, bazuar ne keto ceshtje:

1-Per domosdoshmerine e vaksinimit Covid te popullesise, duke percaktuar edhe llojet e vaksinave, qe do te perdoren sipas grup moshave e individualiteteve te qytetareve.

2-Per domosdoshmerine e deklarimit te nje afati final per perfundimin e vaksinimit masiv per imunizimin e te pakten 85% te popullesise.

3-Per domosdoshmerine e nderprerjes se perdorimit te cdo vaksine te pa certifikuar nga EMA dhe vazhdimin e procesit vetem me te tilla.

4-Per nevojen e rivaksinimit te te gjithe atyre qe u jane aplikuar vaksina te pa certifikuara e te pa efekeshme, si ato kineze e ruse.

5-Per domosdoshmerine e aplikimit te dozes se trete te vaksinave.

6-Per uljen e moshes se vaksinimit se pari ne 12 vjec.

7-Per strategjine e perdorimit te “Green Pass” Covid per vaksinat, me efekte kjo brenda e jashte vendit dhe per politiket e tjera ne stimulim te vaksinimit.

8-Per domosdoshmerine e permiresimit te sistemit paresor, spitalor, mbrojtjes se personelit shendetesor ne muajt qe vijne, per te perballuar perkeqesimin e gjendjes.

9-Per politikat e aplikimit te testimeve ndaj Covid prej Qeverise.