Liverpool po përgatitet për një sulm të ri nga Arabia Saudite për Mohamed Salah.

Ylli egjiptian po i afrohet 12 muajve të fundit të kontratës së tij në Anfield dhe është shënjestruar nga shumë klube të Ligës Saudite shkruan tabloidi talkSPORT.

31-vjeçari ishte subjekt i një oferte me vlerë 150 milionë sterlina verën e kaluar, por tani Al Ittihad është lidhur fort pas Salah, pasi klubi po përpiqen të bindin Karim Benzeman që të mos braktisë projektin e tyre.

Al Hilal, i cili mburret me superyllin brazilian Neymar në radhët e tyre, është gjithashtu i interesuar. Klubet arabe janë gati të ofrojnë mbi 70 milionë sterlina këtë verë për të firmosur me Salah.

Një kontratë trevjeçare është në tavolinë për Salah dhe ndërsa nuk është deklaruar se sa do të fitojë në vit, kuptohet se ai do të ishte një nga lojtarët më të paguar të Ligës Saudite dhe mund të arrinte paketën vjetore prej 138 milionë sterlinash të raportuar të Neymar.

Salah është i lumtur në Liverpool dhe nuk ka nxitim për t’u larguar nga Reds. Sulmuesi mendohet se është i hapur për të parë vitin e fundit të kontratës së tij dhe sauditët do të jenë të gatshëm të presin edhe një vit.

Ky vendim mund të varet edhe nga trajneri i ri i Liverpool-it, pasi Jurgen Klopp do të largohet nga klubi këtë verë.

Është konsideruar gjithashtu se Salah mund të jetë duke u konsultuar me ish-kapitenin e Liverpool-it, Jordan Henderson, i cili u largua nga Al Ettifaq pas më pak se gjashtë muajsh në klub, për futbollin dhe jetën në Arabinë Saudite.

Megjithatë, mendohet se Salah do të përshtatet shumë më lehtë në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu edhe Kevin De Bruyne është një objektiv kryesor për klubet arabe, së bashku me Casemiro dhe Raphael Varane.