Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Kuvajt. Në ndeshjen e Kupës së Kuvajtit teksa po luanin Al Hajra dhe Al Khaitan, një sheik u bë "gaz" i botës me veprimet e tij.
I pakënaqur me vendimet e gjyqtarit, sheiku që ishte pronar i njërës skuadër zbriti nga shkallët duke u futur në fushë për të rrahur gjyqtarin. Veprimet e tij ishin vërtetë të ulta pasi ai sulmoi gjyqtarin uke e goditur me shkelma dhe grushta.
Dhuna më vonë u pasua edhe nga lojtarët e skuadrës.