IKMT ka shembur sot disa banesa në lagjen “5 Maji”, në Tiranë. Aksioni i IKMT është shoqëruar me protestë nga banorët, të cilët kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre.
Sot pritet të shemben 11 banesa, që preken nga projekti i Unazës së Madhe, por edhe për shkak se aty parashikohet të ndërtohen pallate për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Aksioni për shembjen e banesave pritet të vijojë edhe ditët në vijim. Disa prej familjeve kanë pranuar marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës, por disa të tjerë jo, duke kundërshtuar aksionin.
Kjo ka bërë që aksioni i IKMT të shoqërohet me përplasje dhe tension mes banorëve dhe policisë, teksa këta të fundit i kanë nxjerrë banorët me forcë nga shtëpitë.