Banorët e një pallati 20-katësh janë terrorizuar kur katër katet e sipërme të pallatit ku banojnë janë shembur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar nga shembja.

Edhe pse ka vite që kanë përfundur punimet, katet që u shemben ishin shtesa, punimet për të cilat ishin ndërprerë, duke lënë aty kollona prej hekuri e betoni që janë amortizuar.

Shkak për shembjen e kateve të fundit mund të jenë bërë punimet jo cilësore e me material skarco.  

Banorët të cilët i ka zënë paniku lajmëruan policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje.