Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me tritol dy ndërtesa në Fier pëgjatë lumit Gjanica.
Për shembjen e tyre u përdorën 24 kilogramë lëndë eksplozive.
Nga shpërthimi i kontrolluar me tritol, nuk pati asnjë të lënduar dhe asnjë dëm material.
Dy ndërtesat u shkatërruan në kuadër të projektit për rehabilitimin e lumit Gjanica. Deri tani janë prishur 22 banesa dhe objekte përgjatë lumit Gjanica, ku do të ndërtohet pedonalja e qytetit të Fierit.





