Të paktën 17 persona punonjës në një krematorium në Indi kanë humbur jetën nga shembja e çatisë së objektit.
Ngjarja ndodhi këtë të diel në provincën Gazianbad në Indinë veriore. Menjëherë pas ngjarjes, në ndihmë të forcave policore shkuan edhe zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.
Nga 38 vetë të cilët ndodheshin në krematorium në momentin që ndodhi avaria, disa u arritën të nxirreshin të gjallë nga rrënojat dhe aktualisht ndodhen të shtruar në spitalet pranë.
Paraprakisht besohet se shkak për shembjen e çatisë është bërë rrebeshi i shiut që përfshiu zonën këtë të diel por megjithatë po hetohet për të zbardhur rrethanat si ndodhi ngjarja.