Ishte një mbrëmje horror ajo e së shtunës në një diskotekë në Tenerife të Spanjës, ku 22 persona mbetën të plagosur pas shembjes së dyshemesë.

Disa prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Pista e kërcimit u shemb në tokë ndërsa ndodhej në një lartësi prej 4 metrash, raporton “The Mirror”.

Ekipet e shpëtimit raportuan se të plagosurit kanë plagë të rënda dhe fraktura të shumta në gjymtyrë. Pjesa më e madhe e tyre janë spanjollë, por nga kjo ngjarje janë plagosur edhe 2 francezë, një vajzë belge dhe një rumun.

Tenerife është një destinacion turistik shumë i frekuentuar në Evropë edhe gjatë dimrit për shkak të klimës së butë, shpesh i frekuentuar dhe i pëlqyer nga shumë shqiptarë.