Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku ka humbur jetën një minator në qytetin e Pogradecit.
Sipas njoftimit të policisë, te miniera e kromit në fshatin Pojskë, dyshohet se si pasojë e rrëshqitjes së formacionit shkëmbor, në një prej galerive është bllokuar dhe ka gjetur vdekjen shtetasi V.D, 58 vjeç, banues në fshatin Rëmenj.
Nga ana e Policisë, po kryhen veprimet proceduriale të rastit dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.





