30gusht 2015 – Dy minatorë, kushërinj mes tyre, ndërruan jetë brenda një galerie në minierën e Selishtës në Dibër. Viktimat janë Myftar Losha, 54 vjeç dhe Albert Losha.
Të dy po punonin në thellësi të galerive kur u shemb një sasi e madhe dheu, duke i zënë përfund.
Policia ka shkuar në vend për të kryer hetimet mbi këtë ngjarje të rëndë. Mësohet paraprakisht se firma ku punonin viktimat ishte e licencuar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/