Ndërtesa e hotelit “Hard Rock” në qendër të Nju Orlinsit, SHBA, është shembur sot duke shkaktuar disa të plagosur. Pamjet e tmerrshme nga ngjarja tregojnë se si njerëzit vrapojnë të trembur nga skena dhe mbulohen me pluhurin e rrënojave.

Hoteli po i nënshtrohej disa punimeve për t’u modifikuar tërësisht, por diçka nuk ka shkuar sipas planit.