BULQIZË-Një-13 vjecar në Bulqizë ka humbur jetën, pasi është zënë poshtë nga kasollja e bagëtive. 

Ngjarja është shënuar në fshatin Gjuras të këtij rrethi dhe konfirmohet për News24 nga banorët e zonës dhe kryeplaku i fshatit. 

Sipas tyre, viktima është 13-vjeçari Rafael Hoxha. 
 

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se fëmija ishte duke luajtur brenda në kasollen e bagëtive rreth 20 metër larg shtëpisë, por është zënë poshtë pas shembjes se saj. 

Gjithashtu mësohet se i mituri ka qëndruar për më shumë se një gjysëm ore nën rrënoja, pasi në momentin e ngjarjes asnjë nga familjaret e tij nuk ndodhej në banesë.

Shkak i shembjes se godinës ka qenë amortizimi i saj, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.