8 dhjetor 2013- Në orët e para të së dielës është shembur një pjesë e kodrës tek Shkëmbi i Kavajës, duke zënë poshtë dy persona. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se rrëshqitja e kësaj pjese toke ka ndodhur pas reshjeve të shumta që kanë rënë ditët e kaluara.
Dy personat në fjalë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije, janë lënduar lehtë, ndërsa në ndihmë të tyre kanë ardhur banorët e zonës të cilët i kanë nxjerrë jashtë pas shembjes.
Policia bën me dije se të lënduarit mblidhnin skrap te ish-tunelet e ushtrisë.





