Një person ka humbur jetën sot në minierën e Bulqizës.
Policia bën me dije se në zonën D, duke punuar brenda në minierë dyshohet se është shembur një masiv shkëmbori dhe për pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





