Një pjesë e masivit shkëmbor në hyrje të tunelit të Gjegjanit është shembur duke sjellë bllokim të aksit rrugor që lidh Fushë Arrëzin me Tiranën. Shembjet e gurëve që vazhdojnë ende mbi tunel, e bëjnë të vështirë ndërhyrjen për zhbllokimin e tij.
Deri më tani nga shkëmbi kanë rënë rreth 250 m kub inerte. Policia apelon që të evitohet lëvizja në këtë segment rrugor.
Edhe pse është premtuar disa herë, askush nuk ka ndërhyrë për sistemimin e rrugës së Gjegjanit.
3 vite më parë nga shembjet në tunel humbën jetën dy persona.





