Një tjetër pallat i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit u shemb sot në Durrës.
Bëhet fjalë për një objekt 5 katësh pranë spitalit rajonal, i cili sipas ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit duhej prishur për t’i hapur rrugë rindërtimit.
Specialistët e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Durrës kryen shembjen e godinës me ekskavator.
Prej kohësh IKMT vijon shembjen e objekteve të dëmtuara rëndë, të klasifikuar nga Instituti i Ndërtimin si të pabanueshëm dhe të rrezikshëm për jetën e qytetarëve.





