Një minator ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti në nivelin e 16-të të minierës në Bulqizë.
Aksidenti ka ardhur si pasojë e shembjes së mineralit të kromit, duke e zënë poshtë minatorin.
Mësohet se minatori ka marrë plagë të rënda në trup, kryesisht te këmbët.





